Video/ Shpërthen protesta në Beograd, mijëra qytetarë mbushin sheshet

0
149

Mijëra qytetarë serbë kanë marshuar sot për herë të 18 në rrugët e Beogradit, ku shprehen kundër qeverisjes së Aleksandër Vuçiç.

“Kjo protestë do të jetë kulmi i të gjitha tubimeve tona”, kështu janë shprehur përfaqësues së opozitës në Serbi, të cilët janë dhe organizator të protestës.

“Të gjithë do vijnë për dy gjëra, zgjedhje të lira dhe të ndershme, por edhe për hapjen e dialogut midis qeverisë dhe opozitës”, u shprehën më tej ata. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk kishte frikë nga “kërcënimet që vinin nga opozita përpara tubimit të ardhshëm të opozitës”.

Autoritetet serbe i druhen faktit se protesta e sotme mund të ketë përplasje, pasi edhe partia në pushtet ka thirrur tubime paralele. Pas thirrjes së kësaj proteste, mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin kryesor në Beograd, të cilët janë kundër presidentit dhe kryeministrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here