Denoncon PD: Gjakoset një fotograf, mbi 15 protestues të plagosur

0
123

Sipas PD, janë mbi 15 protestues të verifikuar aktualisht në protestë, të plagosur ose me probleme të rënda me frymëmarrjen. Nga organizatorët e protestës së PD raportohen edhe gazetarë të lënduar.

Partia Demokratike ka shpërndarë foto të fotografit Arben Dajçi, i gjakosur në kokë dhe pretendon se ai është dhunuar nga policia në protestë.

Ndërkohë një gazetare ka pësuar gjendje të fikëti, si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga policia. Gazetarja ka rënë në tokë në momentin kur kryedemokrati Lulzim Basha ishte duke dhënë një intervistë për mediat.

  

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here