Dalin detajet, makina në flakë para parlamentit me targa false

0
90

Detaje të reja kanë dalë lidhur me makinën e djegur tek parlamenti.

Automjeti i djegur pak caste më parë para Parlamentit, tip Fiat, mbante targën AA 703 MT. Burime për “BalkanWeb” thanë se, targat që mbante kjo makinë, i përkasin një mjeti tip Volkswagen Caddy e regjistruar në Sukth të Durresit. Po sipas të njëjtave burime, makina në fjalë mund të jetë në përdorim nga punonjës të operacionales ose të SHIK.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat të pak casteve më parë, PD tha se nuk janë protestuesit ata që i kanë vënë flakën makinës tek Parlamenti. “Ajo ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga ccdo automjet tjetër përvcc atyre të policisë dhe të medias. Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.” thuhej në reagimin e PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here