Truproja përplasi gazetarin, Kikia: Burracak, Arta Marku të kërkojë falje

0
103

Pas aktit të shëmtuar të publikuar nga mediet, ku gazetari i Klan Plus, Renaldo Salianji, shtyhet me vrull nga truproja i kryeprokurores, teksa provon t’i marrë një prononcim shefes së organit të akuzës, për shumë çështje ende pa përgjigje, ka reaguar edhe Drejtori i Informacionit të këtij televizioni, Mentor Kikia.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ai shprehet se në video janë dy persona duke bërë punën e tyre, por ndaj gazetarit, i cili është përfaqësues i pushtetit të katërt, shfaqet arroganca e pushtetit.

“Profesioni i këtij gazetari quhet pushtet, dhe është vetëm një shkallë më poshtë pushtetit të prokurores. Por arroganca nuk pyet dhe ajo demonstrohet më hapur, kur frika për përgjegjësinë është më e madhe.
Zonja Kryeprokurore!”,  shkruan ndër të tjera Kikia.

Më tej ai i sugjeron kreprokurore një ndjesë në emër të sjelljes së truprojës së saj.

“Një ndjesë e vogël, në emër të sjelljes së truprojës tuaj, do të ishte një veprim qytetar.
Ai nuk është një truprojë, por vetëm një burracak. Ndërsa ju nuk duhet të ndjeheni e sigurtë nën ruajtjen e atij që ju mbron nga gazetarët”, shkruan Kikia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here