Standard.al

Protesto!

0
Nga Bujar Nishani 

Protesta qytetare është një nga vlerat më të mëdha në integritetin e njeriut.  Ajo kthehet në mekanizmin më të vlefshëm të reagimit në mbrojtje:
të jetës së munduar nga varfëria, të drejtës së dhunuar nga banditizmi, dinjitetit të nëpërkëmbur nga anarkia, shtetit të shkatërruar nga injorantët !
Qytetarët kanë një fuqi që hajdutët e të korruptuarit, banditët e dhunuesit, oligarkët e mashtruesit nuk e blejnë dot qofshin të gjithë bashkë. Protestën!

Protesta na shërben për të thënë se e vërteta është e padiskutueshme! Ligësia mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund të fundit ajo mbetet aty me qytetarët që janë shumicë e padiskutueshme mbi të keqen.
Protesto!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.