Panariti: Flakja e mollëve dhe derdhja e qumështit është Agonia e Bujqësisë dhe e fshatit…

0
91

Nga Edmond Panariti:

Flakja e molleve dhe derdhja e qumeshtit është Agonia e Bujqesise dhe e fshatit! Mbushur brigjet e lumit Devoll, me kuintale mollesh te pashitura të fermereve të Mancurishtit ! Një jave më parë, fermeret e Lushnjes, i “lane” rruget e tyre me qumesht! E do vijojne me radhe të flaken edhe të tjera prodhime të zones! Faliment i plotë! Rrijme dhe veshtrojme këtë shperdorim dhe “masaker”të pashpirt ! Kjo sepse duhet shitur molla e importit e oligarkeve me 1600 leke kilogrami. Sepse qumeshtin, kompostot, marmallaten, recelin dhe lengjet e frutave për furnizimin e spitaleve, azileve, qendrave sociale dhe një sere institucionesh publike, i duam vetëm nga tendera korruptive prodhimesh të importuara. Sepse 20% të kostos së molles dhe qumeshtit të vendit do tja paguash “harac” si tatim mbi vlere një shteti i cili nuk të jep as edhe një qindarke subvencion, por të rrjep me taksa dhe tatime! 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here