Historiani i njohur Oliver Schmitt plas “bombën”: Rama, lider që prodhon kanabis, populli kërkon të emigrojë

0
101

“Një shtet, i cili është kthyer në prodhuesin më të rëndësishëm të kanabisit në Europë, ku krimi i organizuar dyshohet se ka rrëzuar dy Ministra të Brendshëm – vëllai i Fatmir Xhafajt, i cili dha dorëheqjen në Tetor, ka qenë i dënuar, ndërkohë që një çështje është ngritur kundër ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri”, shprehet historiani i njohur Oliver Jens Schmitt

Historiani i njohur Oliver Jens Schmitt, në një intervistë për korespondenten për Ballkanin Perëndimor të DerStandard, Adelaide Volf, ka bërë një portret të kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se Rama prezantohet si lider i të gjithë shqiptarëve dhe flet në emër të Kosovës, për të fituar legjitimitet brenda dhe jashtë vendit. Schmitt shprehet se Rama qeveris një vend, ku populli kërkon të emigraojë dhe ku prodhohet kanabis në masë. Sipas historianit të njohur, Rama arrin ta qeverisë Shqipërinë si një “kuti të zezë”, i ndihmuar edhe nga fakti se në perëndim portretizohet si një artist dhe intelektual.

Është për t’u habitur se si Rama, prezantohet si lider i të gjithë shqiptarëve dhe anashkalon qeverinë e Kosovës.Në këtë mënyrë ai dëshiron të fitojë prestigj brenda dhe jashtë vendit. Por ai qeveris një vend, populli i të cilit, sipas sondazheve, kërkon të emigraojë menjëherë. Një shtet, i cili është kthyer në prodhuesin më të rëndësishëm të kanabisit në Europë, ku krimi i organizuar dyshohet se ka rrëzuar dy Ministra të Brendshëm – vëllai i Fatmir Xhafajt, i cili dha dorëheqjen në Tetor, ka qenë i dënuar, ndërkohë që një çështje është ngritur kundër ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Studentët kanë protestuar kundër lidershipit autoritar të Ramës prej disa javësh, por kjo gjë nuk po raportohet. Rama mund ta udhëheqë vendin e tij si një “kuti të zezë”, për shkak të mungesës së kompetencës në Perëndim, ku ai portretizohet si një artist dhe intelektual“, shprehet Schmitt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here