Dikush e ka dërguar për të marrë paratë…!!! Deklaratë e fortë nga nga burgu, flet vëllai i Admir Murataj….

0
86

Aleksandër Murataj ka deklaruar nga burgu se vëllai i tij Admir Murataj nuk ka qenë organizator i grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Murataj është shprehur i bindur se vëllai i tij është urdhëruar nga dikush tjetër, që ka patur informacion për shumën e parave që do të dërgohej në aeroport.

Ceremonia e varrimit të Admir Murataj do të zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00 në Tropojë, por i vëllai mund të jetë i pranishëm, pasi leja e tij është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

‘Kemi kryer procedurat për të marrë pjesë në varrim, por Drejtoria e Përgjithshme nuk na lejon. Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në burg.

E kam parë vëllanë një muaj ose 2 muaj e gjysmë para se të arrestohej. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë para se të më arrestonin mua. Di sa shoh nga lajmet për vëllanë tim. Që të quhesh organizatash dhe të vritesh me policisë ose me tjetrin, një që ka logjikë nuk e koncepton që një organizator të vritet me plumb dhe të lihet në rrugë.

Në lajme kam parë që është vrarë, s’e di kush e ka vrarë. Korrupsioni dhe organizatorët janë prej aty ku flitet te Parlamenti deri të aeroporti. A ka mundësi që të shkosh të marrësh 10 mln euro pa të çuar dikush tjetër?. Nuk ka shanse. Dikush e ka çuar Admirin aty.

Admiri nuk sheh filxhan, nuk ka pasur nga ta dijë që po transportoheshin para. Unë kam jetuar 23-vite në emigracion, akoma nuk kam gjetur të drejtën time. Kam bërë 2 vite burg dhe nuk jam pyetur njëherë’, u shpreh Murataj për ReportTv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here