Standard.al

Ngjarje rrënqethëse! Përdhunohen dhe vriten, por autori kapet pas 46 vitesh

0

Vrasja e dy vajzave adoleshente nga Pittsburgh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zbardhur pas 46 vitesh. Kjo ngjarje kriminale kishte mbetur e pazbuluar që prej vitit 1973.

Ditën e hënë autoritetet arrestuan një 80-vjeçar nga Nju Jorku si autor të përdhunimit dhe vrasjes së dy vajzave.

19-vjeçarja Janice Pietropola dhe Lynn Seethaler u gjetën të vdekur më 30 qershor 1973, në Virxhinia ku ata kishin qenë me pushime. Ata u gjetën në banesat pranë detit.

Megjithëse autoritetet e konsideronin atë si një vrasje, rasti u regjistrua si i pazgjidhur, pasi hetimi i plotë nuk funksionoi.

Vjeshtën e kaluar, autoritetet në Virxhinia filluan një kërkim të ri pasi gjetën një provë “të fortë” për rastin. Të hënën, ata arrestuan autorin e dyshuar në Nju Jork dhe e akuzuan për vrasje dhe përdhunim.

Familjarët thonë se rasti i ka rihapur plagë të thella.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.