Standard.al

Krenar Shoraj ngjitet në podium, medalje për Shqipërinë

0

Medaljen e artë në dygarësh e fitoi armeni Mkrtchyan me 371 kg, ndërsa atë të argjendtë gjeorgjiani Davidadze me 370 kg.

Krenar Shoraj ka marrë një medalje për Shqipërisë, atë të bronzit, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes

Krenar Shoraj ka rritur të marrë një medalje për Shqipërisë, atë të bronzit, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Shtangisti kuqezi u rendit i treti në stilin e shtytjes dhe i 6-ti në dygarësh për peshën 89 kg.

Shoraj e nisi miri stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses në provën e parë 155 kg, por nuk arriti të realizonte me sukses dy provat e tjera me 160 dhe 161 kg. Në këtë stilin u rendit i 8-ti.

Kuqeziu i shtangës e nisi shumë mirë garën edhe në stilin e shtytjes, duke kaluar me sukses provën e parë me 195 kg, por nga dëshira për të fituar të artën shtoi peshën në 200 kg, duke dështuar. Edhe në provën e tretë, me 201 kg, nuk pati forca për të mbyllur me sukses. Në dygarësh e mbylli me 350 kg, duke zënë vendin e 6-të. 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.