Standard.al

Këshilltari i fundit sovjetik!!!!!

0

Violeta Murati

 

 

Ka disa vende që në cilindo sistem të vendoset, historia dhe tradita e tij nuk pësojnë asnjë tronditje. Kam paraysh këtu disa kombe të lindjes, që së paku kaluan në të njëjtën hallka regjimi pas ’45 si edhe Shqipëria.

E tillë është Çekia, një nga ish vendet komuniste që nuk e kaloi pa traumë socializmin sovjetik, edhe pse zbuloi pas ’90-ës se, ishin shkruar pothuaj 30 kilometra material spiunazhi nga Sigurimi i Shtetit Socialist.

Gjendja e Rumanisë është më afër nesh. Pallati gjigand i porositur nga Çaushesku në qendër të Bukureshtit, përfundoi së ndërtuari pas varjes së tij nga rumunët.

Historia e komunizmit e ka goditur më fort këtë vend, nga rreth 40 kilometra materiale spiunazhi të shkruara vetëm 30 kilometra thonë specialistët mundën t’i rezistojnë zhdukjes së paku deri në vitin 2000, dhe në kushtet aktuale që flasim kanë mbetur 10 kilometra material arkivor, ose në shifra 6 mijë ton letër, nga shkatërrimi i dosjeve. Materiale që implikojnë pothuaj edhe sot zyrtarët në postet më të larta të vendit, deri në rang ministrash si agjentë të Sigurimit.

Pallati i Çausheskut është simbolika e komunizmit, ku sot aty janë strehuar të gjitha institucionet shtetërore, madje tregojnë se vazhdon të ketë ende plot salla bosh, të pamundura për t’u shfrytëzuara totalisht.

Mësimi: ish diktatori rumun donte një pasuri, që të kalonte edhe përtej jetës së tij. Dhe ashtu po ndodh. Edhe pse bëhet fjalë për një bllok përbindësh në mes të kryeqytetit, dhe aspak të vlerësuar. Kështu Çaushesku ndërtoi thesarin e tij.

Ku jemi në përballë këtyre dy përvojave? Në asnjë vend. Nëse komunizmi në Rumani kishte qëllim konstruktin e një Rumanie të dytë, komuniste, tek ne Shqipëria e diktatorit Enver Hoxha ka mbetur në të njëjtën injorancë siç u mor pushteti më ’45.

Nuk është arritur deri tani, pavarsisht lulëzimit të herëpashershme të propagandës, që parlamenti ta bëjë funksional ligjin e lustracionit, spastrimit të administratës nga ish agjentë të Sigurimit.

Ne, nuk kemi asnjë të dhënë, ashtu si Rumania apo Çekia, se sa kilometra material arkivore kanë mbijetuar, por dihet me siguri se vazhdon shkatërrimi i tyre, në mos siç pohojnë zërat se tashmë dosjet janë shkatërruar.

Në këtë përpjekje, për të kuptuar se si tranzcioni ynë demokratik kaloi, mund të shihet edhe çështja e Teatrit Kombëtar, godinë e ndërtuar në kohë të fashizmit, që u njoh me emrin kompleksi “Skandërbeg”, dhe vazhdoi jetën edhe në kohë të diktaturës si vend ku bëhej teatri politik, e orientuar nga ideologjia komuniste.

Por, ishte skena ku bëheshin edhe gjyqet famëkeqe të goditjes ndaj intelektualëve, duke deformuar estetikën e tij me gjyqet politike.

Famëkeq është gjyqi i deputetëve, dhe në absurditet është edhe gjyqi që goditi vetë aktorët kur në përjekje për të hapur skenën, e krijuar teatrin modern Minush Jero, e Mihallaq Luarasi u dënuan për shfaqjen “Njollat e murme”, inskenim që u zhduk brenda 24 orëve, drejtpërdrejtë me urdhër të diktatorit Enver Hoxha, që e kishte ndjekur një natë më parë nga lozha e errët.

 

Para disa viteve, kur disa aktorëve po u jepej titulli Kalorësi i teatrit, aktori Kadri Rroshi, pothuaj në ditët e fundit të jetës së tij, pyetjes sime se çfarë do të linte në këtë jetë si mësimin a kujtimin më të fortë, m’u përgjigj: Ligësinë e Njeriut!. Kishte parë mjaftueshëm në atë skenë, sa për të memorizuar në dy fjalë hapësirën shpirtërore të shqiptarëve.

 

Ishte tronditëse çfarë ish deputeti çek, Pavel Zazek, i ndodhur në Tiranë për një ngjarje të organizuar nga fondacioni Kujto, kur deklaroi pak a shumë se këshilltari i fundit sovjet ishte larguar nga vendi i tij vetëm pak kohë më parë.

Po aq tronditës ishte edhe rrëfimi i studiuesit hungarez për krimet e komunizmit në Rumani, se media pak kohë më parë kishte publikuar një listë prej 100 emrash me personalitete të kësaj kohe që kishin shqetësuar shoqërinë rumune sepse i përkisnin elitës.

Tek ne, historia e raportit të elitës me diktaturën dhe pushtetin e sotëm është nga temat tabu. Liria e mendimit është një korridor i errët në çfarë pasqyrash ka reflektuar historia jonë, ku përcaktimi apo reflektimi është shmangia e përhershme si një provë që mbyll gjithë mundësitë shfrytëzuese pse në paraprijë të një qytetërimi ku edhe pushteti më i egër reagon në hapësirën e tij, jep më pak liri te krijuesit.

Ky absurditet tek ne është ndarje totale apo një trashendencë e perhershme e krijuesit fizik, artistit e intelektualit me shmangien politike. Teatri në këtë rast është politik ashtu si edhe Njeriu i shmangur apo zhvendsour nga natyra është politik. Kjo është racionalja, e drejta e gjithë reagimit qytetar në raportin e tij me hapësirën dhe sistemet. Edhe pse, ende nuk dijmë nëse ekziston apo është mes nesh ndonjë këshilltar sovjet, si mbeturinë mentale nga komunizmi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.