Demalia shigjeton Ramën dhe Lleshajn: Merr dhe Elisën dhe shko O Skendërbe, në Anadoll, atje ku vëndin e ke!

0
96

Një nga aktivistët më të njohur të Lëvizjes Studentore të vitit ’90, Ilir Demalia, tejet aktiv edhe në ndjekjen e zhvillimeve politike sot në vend, ka gjetur kohën ti kushtojë një bejte grabitjes së djeshme në Rinas, ku shigjeton Ramën dhe Lleshajn që fajin e tyre ua veshën Kinezëve të Aeroportit.

“Doli prap KM veshgjati, duke sulmuar veshgjatësisht,

Median e opozitën duke folur kinezërisht!

Fajin kinezëria përsëri si dikur, “Koncert në fund të dimrit” të Ismailit ka prurë.

Bëj një largim,

O lartëmedhëria ynë veshgjatë,

Lagohu sa më parë se të tërë do bien rehat.

Nuk ta ka fajin Kina, as Lleshi i ngrate,

Po shteti i leshit që ke ngritur O Veshgjate!

Mos mallko tërë dynjanë,

O Veshgjati ynë,

Po mblidh mënd e kokës

Se je bërë gazi botës.

Merr dhe Elisën dhe shko O Skendërbe,

Në Anadoll, atje ku vëndin e ke!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here