Standard.al

Dalin pamjet/ Arrestohet gazetari që tronditi botën

0

Arrestimi i gazetarit Julian Assange, i njohur ndryshe si themeluesi i Wikileaks, po bën xhiron e botës, dhe bashkë me të edhe pamjet nga arrestimi.

Rt.com ka publikuar një video dhe foto ku shihet Assange, 7 vite pasi ai u strehua në ambasadën suedeze për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi për një çështje të ngacmimi seksual.

Assange, themeluesi i një prej kanaleve më të mëdha të publikimit të informacioneve shihet me disa kilogramë më tepër, me flokë të gjatë dhe me mjekër.

Mediet botërore raportojnë arrestimin, teksa citojnë burimet zyrtare britanike për prangosjen dhe përflasin për një marrëveshje mes presidentit të Ekuadorit dhe Britanisë së Madhe që Assange të mos ekstradohet në një vend ku të dhunohet.

Në muajin mars Assangit në Ambasadën e Ekuadorit iu ndërpre aksesi në internet dhe iu ndaluan vizitat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.