Bushati: Qeveria ka tentuar të manipulojë situatën, gjë që tregon se është e përfshirë.

0
106

Analisti Andi Bushati, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për grabitjen që ndodhi në pistën e aeroportit të Rinasit. Bushati tha se në këtë rast, shteti ka rezultuar inekzistent dhe se çështja tani nuk po trajtohet për të analizuar përgjegjësitë e shtetit, por lëvizjet e grabitësve.

Unë e njoh këtë teori, nëse e trajtojmë cështjen si problem të banditëve që vunë maskë dhe bënë aksident. Nëse nuk e fillojmë debatin që kemi një shtet të cilët i kanë rënë brekët deri në gjunjë, që vjedhin deri tek aeroporti. Nuk diskutohet e kishte fajin dyqanxhiu apo çiraku”, tha Bushati.

Bushati tha gjithashtu se qeveria ka tentuar të manipulojë situatën, gjë që tregon se është e përfshirë.

“ Kush gënjen për manipulimin e ngjarjes është i përfshirë. Kapni, Gërdecin, 21 Janarin, rasti Agron Xhafaj. Kush shpik alibi ai është fajtor. Cfarë gjetëm nga qeveria? Fakti që qeveria është e para që nxiton të hapë luftë me mullinjtë e erës me koncesionarin, është për të shmangur të gjithë pyetjet e tjera”, u shpreh Bushati.

/TPZ.al/ 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here