Basha e thotë prerë: Në 13 prill Shqipëria do të ndahet nga krimi! Nuk ka kompromis me Edi Ramën

0
88

Basha tha se nuk do të ketë më dy Shqipëri, por një Shqipëri dhe ajo e standardeve më të larta evropiane.

Lulzim Basha u ka premtuar shqiptarëve nga Vlora ku pati një takim me qytetarët, se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, Shqipëria do të ndahet njëherë e mirë nga krimi ku e ka zhytur qeveria Rama.

‘Këta që kanë krijuar dy Shqipëri, Shqpërinë e shumicës dërrmuese së shqiptarëve të përjashtuar nga punësimi dinjitoz, të përjashtuar nga kujdesi shëndetësor minimal, të përjashtuar nga një arsim dinjitoz për fëmijët, të përjashtuar nga siguria për jetën dhe Shqipëria tjetër e një grushti njerëzish që kur 38 mijë baballarë dhe nëna përfundojnë qelive se nuk paguajnë dot faturat e energjisë se nuk i paguajnë dot. Kurse këta edhe kur kapen duke vjedhur edhe në aferat më të përbindshme që ka parë Shqupëria, Prokuroria e kapur ka frikë ti thërrasë. Prandaj krekosen, se janë mbi ligjin. Këto dy Shqipëri janë të papajtueshme me njëra-tjetrën.

Njëra do të qëndrojë dhe tjetra do të zhduket dhe për atë Zot Shqipëria që do të qëndrojë është Shqipëria e shqiptarëve dhe ajo që do të zhduket është ajo e pakicës që ka vetëm një vend, burgun, prangat dhe drejtësinë.

Nuk do të lejojmë që ato zonja dhe gra që dergjen sot në spital të jenë dukuria e përditshme e një shteti policor . Nuk do të lejojmë më që të vazhdojë dhunimi, intimidimi, grabitja e shqiptarëve të pafajshëm, pra për ti dhënë fund pasigurisë dhe për tu zotuar se në Shqipëri ky popull në këtë Zot dhe në lidershipin e opozitës me në krye Partinë Demokratike nuk do të pranojë më pak se standardet e demokracisë europiane.

Ne kemi dalë nga strofka e krimit dhe jemi në krahun e qytetarëve të lirë të këtij vendi.

E pra më lejoni të them prerë se nuk do të ketë asnjë cedim të vensosur nga Partita Demokratike, të sanksionuara nga djegia e mandateve.

Nuk ka kompromis me Edi Ramën

Largimi i Edi Ramës është largim i panegociueshëm i Partisë Demokratike.

Plani ynë është jo më pak se 250 mijë lekë pension në muaj.

Plani ynë për dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe për ti arkivuar sirenat e urisë në arkivat e zeza të Edi Ramës dhe të bandës së ti hajdute

Plani ynë për ta kthyer Shqipërinë plot me resurse në zemër të Europës, Shqipërinë e pasur por të vjedhur jo në një mallkim por në një bekim për çdo vlonjat dhe për çdo shqiptare.”,tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here