Regjistroi partinë në zgjedhje,Nard Ndoka dy pyetje “tradhtarit” Arian Galdini

0
108

Dje njëra prej partive të djathta opozitare njoftoi se KQZ pranoi, zyrtarisht, regjistrimin e saj si subjekt pjesëmarrës në zgjedhjet vendore. Fjala është për partinë për Liri, Demokraci dhe Etikë(LDE) të kryesuar nga pedagogu Arian Galdini.

Me këtë veprim partia e Galdinit u bë  i pari subjekt i djathtë opozitar që doli hapur kundër vendimit të Lulzim Bashës për ti bojkotuar këto zgjedhje për sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër.

Kjo “tradhëti” e LDE ka ngjallur edhe jo pak pakënaqësi ndër miitantët dhe simpatizantët  e djathtë, duke e detyruar z.Galdini të publikoj në faqen e tij në rrjetin social, sqarimin e mëposhtëm:

“Një sqarim i drejtpërdrejtë e publik për shumë miq e jo miq që më shkruajnë e më pyesin, ironizojnë apo shajnë e kritikojnë pse unë dhe LDE po hyjmë në zgjedhje”,- lexohet në pjesën hyrëse të mesazhit të Galdinit, që më tej vijon:

“… Ka një mal me arsye që i kam sqaruar mijëra herë pse unë dhe LDE kemi vendosur të hyjmë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Por në fund fare rëndësi ka që as unë as LDE nuk i kemi borxh njeriu, nuk vjedh/im, nuk mashtroj/më, nuk bëhem/i i/të majtë e as bëj/më asnjë ujdi me Edi Ramën si Aleatët e mij/tanë.
Madje as bëj/më beteja politika nën thirrjen ta “krefim” Edi Ramën kur nën tavolinë mezi presim “ta mbyllim me dashuri” me Edi Ramën.

Kështu që si të humbas/im, si të dështoj/më, apo si tia dal/im mbanë jam/jemi në korsinë time/tonë.

Edhe nëse jam/jemi unë/ne gabim, jam/jemi në korsinë time/tonë.

Në hak e në borxh nuk i hyj/më njeriu”,- përfundon sqarimi i kreut të LDE-së, që ka “trazuar” ashtin politik të shpirtit të homologut të tij të PDK-së, Nard Ndoka.

Në koment të mesazhit të sipërcituar, Ndoka i drejton “tradhëtarit” Galdini dy pyetje “esenciale, parimore e politike”, sikurse ai shkruan, para se ti adresojë ato. Dhe më tej pyet:
“Mendon se mund të ketë zgjedhje pa Opozitën?  Mendon se Edi Rama do organizoje zgjedhje plurale të barabarta për të gjithë, qofte edhe per LDE?”.

Dhe ja përgjigja lakonike e  Arian Galdinit: “As njeren as tjetren…”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here