“Nazeri 2000″/ Grabitja në Rinas, është e njëjta kompani që u grabit edhe tre vjet më parë

0
289

Të tjera detaje dalin nga grabitja spektakolare e dy milionë eurove në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit. Kompania private e cila bënte shoqërimin e parave drejt avionit, është “Nazeri 2000”. Paratë mendohet se ishin të një prej bankave të nivelit të dytë.

Tre vjet me parë po në aeroportin e Rinasit, ndodhi një tjetër vjedhje e bujshme. 3 milionë euro u grabitën nga persona të armatosur, ndërsa paratë shoqëroheshin sërish nga e njëjta kompani ‘Nazeri 2000’, në bashkëpunim edhe me kompaninë ‘Jaguar’.

Nga shkëmbimi i zjarrit mes rojeve private dhe grabtiësve, ka mbetur i vdekur një prej këtyre të fundit. Ideniteti i tij nuk dihet ende. Grabitësit hynë në pistë me një furgon i cili kishte mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Ata kishin veshje si agjentë të Hetimit Tatimor. Pas grabitjes makina e tyre është gjetur e djegur pranë Babrrusë. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here