Grabitja e 10 milionë eurove ! Qeveria e kërkon fajin në…Kinë

0
110

Sipas Ministres së transportit dhe energjitikës, Belinda Balluku, fakti se grabitësit kanë arritur deri në pistën e aeroportit duhet lidhur me rrefuzimin e kinezëve për të mos pranuar masat e sigurisë që ka dashur të imponojë qeveria.

Këtë herë “kazani” është me origjinë nga Kina. Koncesioniari aziatik i aeroportit të Rinasit është vënë në qendër të akuzave nga qeveria shqiptarë për vjedhjen e armatosur të 10 milionë eurove që u krye këtë të martë në pistën e Rinasit.

Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet. Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq. Ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë dhe s’do të kalojë, vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë” ka shkruar Balluku nga Berlini ku ndodhet për një vizitë pune.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here