Standard.al

Briken Calja në superformë, merr medaljen e artë në shkëputje me 156 kilogramë

0

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja është rikonfirmuar kampion Europe në stilin e shkëputjes. 29-vjeçari në kampionatin Europian që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë arriti të ngrinte 156 kilogramë në kategorinë 73 kilogramë.

Kampionati Europian i Peshëngritjes po zhvillohet që prej 6 prillit në Gjeorgji në Batumi 2019.

5 shtangistë nga Shqipëria janë prezentë në këtë kompeticion, ku ndër ta dhe Briken Calja i cili u shpall kampion vitin e kaluar.

Në shkëputje, Calja e nisi me peshën 152 kilogram ntë cilën e përfundoi me sukses, ndërsa në të dytën ka ngritur 156 kilogram.

Prova e tretë nuk kalohet me 158 kg, por gjithsesi shtangisti nga Shtërmeni e bën të vetën medaljen e artë në shkëputje.

Featured image of article: Briken Calja merr medaljen e artë në shkëputje me 156 kilogramë (Video)

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.