Alarmante/ Shtatë vjedhje në 11 vjet, miliona euro të bankave të grabitura

0
100

Ditën e sotme u shënua grabitja e radhës, ku autorët morën rreth 2 milionë euro, ndërsa një prej grabitësve mbeti i vdekur në vend nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

Në vitet e fundit kanë ndodhur disa grabitje të blindave me miliona euro të bankave të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit, brenda në aeroport, por edhe në vende të tjera.

Historiku i grabitjeve të bankave në Shqipëri

Në datë 1 gusht 2008 u grabitën 30 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Persona të armatosur hynë në ambientet e brendshme të bankës dhe kryen grabitjen në kërcënimin e armëve.

Në 22 nëntor 2008 u grabit një bankë e nivelit të dytë në tek rruga “Bardhyl”. Autorët morën 500 mijë lekë të rinj.

Në 13 shkurt 2015, tre persona të armatosur grabitën 2.5 mln euro nga një bankë e nivelit të dytë, te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.

Në 2 dhjetor 2015 u grabitën 3 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë. Autorët i bënë pritë policisë private dhe zbrazën blindat me para afër aeroportit.

Në 30 qershor 2016 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza” u grabitën 990 mijë euro. Autorët çanë rrethimin e aeroportit dhe hynë brenda territorit të tij me një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe.

Në datë 09.02.2017 u grabitën 2 400 000 (dy milion e katërqind mijë) Euro, 200 000 Dollarë amerikanë, 260 000 Paund britanik, 85 000 Franga zviceranë, 30 000 Dollarë australianë dhe 30 000 Dollarë kanadezë, e paketuar në tetë thasë kur paratë po transportoheshin gjatë rrugës për në Rinas në vendin pranë fshatit Domje, Tiranë nga persona të armatosur.

Sot në datë 9 mars 2019 u grabitën 2 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here