“Pa ikur Rama nuk ka zgjedhje!” Ish-deputetja e PD-së: Gratë t’i bashkohen protestës së madhe

0
87

Albana Vokshi në takimin e organizuar në Vlorë ka sqaruar përpara grave intelektuale edhe arsyet që e shtynë opozitën të largohej nga parlamenti dhe t’i bashkohej popullit protestues në rrugë. Me këtë vendim, tha Vokshi, ne i hoqëm fasadën e legjitimitetit parlamentit të krimit.

Kryetarja e Lidhjes së Gruas të PDSH-së Albana Vokshi,  ishte sot në Vlorë, ku u kërkoi kërkoi grave dhe vajza që të jenë sa më aktive në krye të protestave qytetare, më qëllim për të zëvendësuar qeverinë e krimit dhe të bandave me një qeveri të dalë nga zgjedhjet e lira dhe që punon në interes të qytetarëve.

“Opozita, pas protestës së 16 shkurtit, vendosi që të lërë mandatet. Pra, nënjëfarë mënyre, pasi kemi provuar çdo mënyrë institucionale, çdo hapësirë që kishim brenda parlamentit, brenda institucioneve, ne vendosëm të mos ishim më fasadë. Nuk ka asnjë bisedim, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë. Kërkesa e PD është të ikë Edi Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore. Pa ikur Edi Rama nuk ka asnjë vendim, as për zgjedhje lokale. Sigurisht vetëm qeveri tranzitore pa Edi Ramën, mandati i të cilës të jetë zgjedhje të parakohshme por të sigurojë kushtet që çdo qytetar të votojë i lirë”.

Ish-deputetja Vokshi, u ndal edhe situata e rëndë e rendit në Vlorë, ku tha se statistikat e krimit flasin për bilanc lufte dhe u ndal në përgjegjësinë e strukturave  të policisë dhe prokurorisë në degradimin e situatës.

“Vetëm në muajt e fundit të 2018-s, Vlora ka patur 6 të vdekur, 11 të plagosur. 5 atentate. Ku është policia që në rastin më të mirë nuk reagon dhe në rastin më të keq është bërë palë. Jo më kot, ish-krerët e policisë, ose janë në kërkim, ose janë vrarë me atentate mafioze”.

Zonja Vokshi i ftoi gratë vlonjate që të shtojnë angazhimin e tyre qytetar në protestat mbarëkombëtare për largimin e qeverisë, që është shndërruar në ortake të krimit të organizuar, pasi vetëm kështu do të kontribuonin në rritjen e sigurisë në Vlorë dhe në të gjithë vendin.

Ky bashkëbisedim i ish-deputetes Vokshi me gratë intelektuale të Vlorës është pjesë e turit kombëtar të kryetares së LDGSH-së për riorganizimin e forumit të gruas demokrate, që synon përfshirjen në këtë organizatë partnere me PD të sa më shumë grave dhe vajzave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here