“Nuk mund të na burgosësh idetë o Edvin!” “S’ke pa asgja hala me sy…”

0
143

“Nuk mund të na burgosësh idetë o Edvin Rama… S’ke pa asgja hala me sy… Do ikësh me timon e tepsi, more në qafë një Shqipëri. Nuk ka burg që na mbyll gojën deri sa ti të shporresh. FLM i nderuar z. Arif Rexhmati, falë këmbënguljes tënde unë rifitova lirinë”, shkruan Kujtim Shala.

Pas denoncimit publik të bërë nga kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Arif Rexhamti, se policia kishte arrestuar pas protestës një të sëmurë që vuan nga diabeti, ky i fundit është lënë i lirë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kujtim Shala, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale falënderon kryetarin e PD-së së Kukësit.

“Nuk mund të na burgosësh idetë o Edvin Rama… S’ke pa asgja hala me sy… Do ikësh me timon e tepsi, more në qafë një Shqipëri. Nuk ka burg që na mbyll gojën deri sa ti të shporresh. FLM i nderuar z. Arif Rexhmati, falë këmbënguljes tënde unë rifitova lirinë”, shkruan Kujtim Shala.

Partia Demokratike organizoi një protestë për të bllokuar vizitën e kryeministrit Edi Rama, i cili do të zhvillonte takimin në kuadër të turit, “Bashkia që duam”, si dhe do të konfirmonte Safet Gjicin, si kandidat për Bashkinë.

Pas protestës së banorëve të Kukësit, policia nisi një procedim penal ndaj 13 prej protestuesve, mes të cilëve edhe kryebashkiaku Bashkim Shehu.

Sipas policisë thuhet se protestuesit bllokuan qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Ndërsa të proceduarit, janë përkatësisht të moshës 20-60 vjeç, kryesisht nga Hasi e Kukësi. Lajmin për arrestimin e Kujtim Shalës, e bëri publik kryetari i PD-së së Kukësit, Arif Rexhmati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here