Ministri holandez lëshon ultimatumin për shqiptarët: Mos e provoni…

0
126

Ministri i Shtetit për Drejtësinë e Sigurinë, Mar Harbers, ka zbritur personalisht në terren teksa ka realizuar edhe një video duke iu bërë thirrje emigrantëve që të mos tentojnë të bëjnë kalime të paligjshme. Ai theksoi se janë shtuar masat e sigurisë në bashkëpunim me Belgjikën dhe Francën dhe tentativa e tyre drejt Anglisë do të jetë një “dështim me sukses”.

Nuk kishte se si të mungonte edhe një porosi për shqiptarët, të cilët sipas tij, nuk janë të paktë që tentojnë të ndjekin këtë rrugë. Ministri holandez pohoi se do të arrestohen të gjithë tentuesit dhe pas kësaj, me avionin e radhës, ata do të dërgohen në vendin e tyre të origjinës.

“Këtu do t’ju kapin dhe ne do t’ju përcjellim mbrapsht me avionin e radhës sa hap e mbyll sytë”, tha mes tjerash ministri në video, e cila është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe është shpërndarë  në “Facebook” nga ambasada e Holandës në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here