Kjo është arsyeja pse tërheqja e vërtetë shkon përtej natyrës dhe karakterit të një personi…

0
88

Tërheqja e vërtetë shkon përtej fizikës dhe karakterit, aq e vështirë për tu definuar. Magjia autentike midis dy njerëzve është e shkruar në një lexim emocional të zemrave që futen në harmoni, të cilat kuptohen. Është një lloj tërheqjeje prej së cilës nuk çlirohesh as duke mbyllur sytë.

Ne e dimë se për shkencën është shumë komplekse për të izoluar variablat dhe për të krijuar korrelacione për të kuptuar më mirë dashurinë ose tërheqjen. Megjithatë, studimi më i fundit duket se hedh dritë: Sekreti i tërheqjes mund të qëndrojë në mirëkuptimin reciprok mes dy njerëzve.

Tërheqja fizike nuk zgjat; është intensive, e zbrazët dhe e shkurtër, por tërheqja në mendje dhe në botën emocionale që rreh në të njëjtin ritëm si muzika jonë e brendshme e na shndërron në partnerët më të mirë në vallen e dashurisë.

“Dua vetëm që dikush të më kuptojë.” Kjo padyshim është një nga frazat më të zakonshme që ne shprehim dëshpërimisht kur një marrëdhënie emocionale dështon. Ne nuk kërkojmë të pamundurën: Kërkesa jonë është e drejtë dhe logjike. Sepse dashuria nuk mund të jetë autentike nëse nuk ka ndjeshmëri të bazuar në intuitën e nevojave dhe korrespondencën e dashurisë.

Sa më shumë të arrijmë të harmonizojmë botën emocionale të dikujt për të deshifruar ndjenjat e tij, aq më e madhe është tërheqja. Ky është konkluzioni i arritur nga një grup hulumtuesish nga Universiteti i Lübeckut, Gjermani.

Dashuria gjithmonë do të thotë gëzim, do të thotë të kesh nevojë të japësh më të mirën nga vetja për të dashurin tënd. Sepse dashuria që njeh vetëm vuajtje dhe shantazhe nuk është një dashuri e denjë ose autentike.

Atraksioni më autentik është se në fund, ne mund t’i kuptojmë qëllimet dhe emocionet e tjetrit.

Sigurisht gjetja e dikujt që na kupton dhe që e kuptojmë nuk është e lehtë, por kur ndodh, truri ynë e gëzon atë. Kjo është ajo që neuroshkencëtari dhe drejtori i studimit, Silke Anders shpjegon:

Për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të lumtur, njerëzit janë “të detyruar” që të përditësojnë dhe dekodojnë vazhdimisht emocionet dhe synimet e partnerit të tyre. Vetëm atëherë do të jenë në gjendje t’i parashikojnë ato dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat. “Ai duket i lodhur, me siguri që ka kaluar një ditë të keqe në punë. Do t’i përgatis një dush të nxehtë dhe një darkë të veçantë “.

Nëse dështojmë, nëse sistemi ynë nervor dështon në dekodimin e emocioneve, krijohet një gjendje stresi dhe mosmarrëveshjeje në tru. “Pse më refuzon? Pse ai është në një humor të keq nëse bëra gjithçka për ta bërë të ndihet mirë?”.

Kjo na ndihmon të kuptojmë pse fillimi i një marrëdhënieje me dikë që na tërheq fizikisht dhe me të cilin kemi diçka të përbashkët nuk jep rezultate të mira.

Njerëzit kanë nevojë për një harmoni më intime, një pikë ku fjalimet e neuroneve flasin të njëjtën gjuhë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here