Caka bën gafën e radhës! ‘Gjeniu’ i Ramës s’di si quhet traktati për të cilin flet në intervistë

0
127
Në një intervistë për A2 CNN, teksa foli për rolin e Shqipërisë në NATO dhe rëndësinë e shmangies së rrezikut rus në rajon, ministri Caka ka bërë një tjetër gafë, pas ngatërresës së bërë gjatë Samitit të Diasporës me vargjet e Naim Frashërit të poemës “Bagëti e Bujqësi”.
Ministri i Jashtëm me kompetenca të deleguara Gent Cakaj, ka bërë sërish një gafë. Ai ngatërron si quhet traktati për të cilin flet në një intervistë.
Ministri i Jashtëm me kompetenca të deleguara, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në takimin e ministerialit të NATO-s në SHBA.

Duke folur për ndikimin rus në Shqipëri, Cakaj tha: “Lidhur me shqetësimet e sigurisë që vijnë prej veprimeve të Rusisë, këtu mund të nënvizoj 3 faktorë kryesorë, që kanë qenë objekt i diskutimeve të sotme. E para, prishja e traktatit të rrezeve me veprim të mesëm nga ana e Rusisë. E dyta, problemet që vijnë nga aktivitetet e luftës hibride të Rusisë në përgjithësi. E treta, situata e në Detin e Zi, situata e sigurisë në Detin e Zi, thënë më saktësisht, pas incidenteve të shkaktuara nga Rusia në detin Azov”.

Por siç e vini re Cakaj, ‘ministri më i lexuar’ i Ramës, sërish ngatërrohet. Ai shprehet: “prishja e traktatit të rrezeve me veprim të mesëm nga ana e Rusisë”. Por nëse do të kërkojmë të kuptojmë se çfarë traktati është ky i “rrezeve me veprim të mesëm”, do të konstatojmë se nuk ka një traktat me të tillë emër. Traktati për të cilin Cakaj mund ta ketë fjalën, por që siç duket ose është ngatërruar, ose nuk e di termin korrekt, është: “Traktati mbi raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF)”.

Kujtojmë, se gjatë replikave me Presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit nuk dekretoi Cakajn si Ministër të Jashtëm, kryeministri Rama u shpreh se Cakaj është një ndër njerëzit më të lexuar dhe 1000 më i ditur se Meta. Por ministri më i lexuar, vijon të bëjë gafa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here