“Bota do t’i ketë sytë në Tiranë!” Basha jep detaje: Të pakthyeshëm për Shqipërinë evropiane

0
97

Nga Kavaja, në një takim me fermerë të Luzit të Vogël Basha tha se të shtunën që vjen, dita ku zhvillohet dhe protesta, bota do t’i ketë sytë në Tiranë për të parë forcën e protestës.

Prej dy ditësh Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë zhvilluar takime me banorët në qytete të ndryshme të Shqipërisë jo vetëm për të evidentuar problemet që këta banorë kanë por njëkohësisht edhe pët t’i ftuar ata në protestën e 13 Prillit.

Deri tani kanë qënë të pakta detajet që janë dhënë mbi protestën, por gjatë ditës së sotme krye demokrati Basha zbuloi një detaj.

“Dua të ju ftoj, ju banorë të Luzit, Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, të vazhdojmë betejën tonë, ditën e shtunë me 13 prill në orën 18.00 pasdite, në një protestë madhështore kombëtare. Ju them se sytë e botës do të jenë aty të shtunën e ardhshme, për të parë forcën dhe bashkimin e një populli europian që nuk do të pranojë kurrë, asgjë më pak se çfarë kanë popujt e tjerë të Europës. Ndaj ju ftoj të mos mungoni, kështu të gjithë të derdhemi në Tiranë ditën e shtunë në orën 18.00 për të treguar me bashkimin tonë vullnetin e pakthyeshëm për ndryshim, për Shqipërinë europiane, për fitoren e qytetarëve shqiptarë”, është shprehur Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here