Arlekini që argëtohet se është Kryeministër!

0
111

Nga Arian Galdini

Ukraina ia ka dhënë shumicën e votave si kandidat për President një komediani. Italia ia ka besuar shumicën e votave partisë së një komediani. Ndërsa shqiptarët kanë 6 vjet që kanë marrë seriozisht një piktor duke e votuar për KM. E gjithë molepsja me Shqipërinë qëndron tek adhurimi që ka ky njeri i zgjedhur KM për tu shfaqur si Arlekin. Nëse Ukraina dhe Italia i kanë komedianët e tyre si njerëz që e bëjnë me pasion profesionin, por marrin shumë seriozisht çështjet e vendit të tyre, ne kemi për KM një njeri që merr me pasion arlekinizmin dhe tallet me vendin dhe punët e vendit. Ky jeton në kundërshti e kaos vetjak kaq të madh saqë gjithë sherrnajat e brendavedit i kthen në probleme të vendit. Dikur pjesë e Klubit të AntiKadareanëve, sot është bërë adhurues i Gjorgut tek Prilli i Thyer. E sheh shoqërinë në “besë të vogël”. A thua se të gjithë jemi në ato pak ditët para se të na shkrehet mbi krye a gjoks ai “plumbi social” që do të na e zhbëjë krejt qenien tonë qytetare. Andaj votat i merr me horrat sepse kështu ndihet se na ka ngritur pritë. E ka bërë Pushtetin e Rilindjes si Kullën e Princit. Kundruall ka Kryetarin e Kuvendit që shërben edhe si Tregëtari e Gjaqeve. Kaq i shkapërdredhur është në mendjen e tij ky KM ynë saqë ndërsa kalon kohën e tij dhe neve na vjedh votat me Horrat e qyteteve dhe fshatrave tona, hyn në facebook dhe me video a me të shkruar përpiqet të na shfaqet si Besian Vorpsi. Në të njëjtën kohë shkon tek Ndërkombëtarët me atlete dhe bredh kryeqyteteve e qyteteve të Perëndimit për të hapur ekspozita që të krijojë iluzionin dhe kontrastin e të vetmit “Mendjendritur” të cilit i ka rënë mbi shpinën me hernie diskale edhe fati edhe barra që të qeverisë Gjorgët e prapambetur të një vendi jashtë bote. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse me gjithë forcën e tij përsërit merakun që ka për imazhin e Shqipërisë. Sepse e vërteta qëndron tek perversiteti i asaj çka thotë. Ai i adhuron skenat “gjorgiane”, dhunë, zjarr e gaz, sepse ai mezi pret të veshë atletet dhe shallvaret e tij e të shëtisë nëpër mediat e vendit dhe ato të botës, për ta telajosur veten si “modenen” e dhunuar nga e zymta prapanike. Na ka zhytur të gjithëve në industrinë e tij të “small grupit”(grupit të vogël) të personaliteteve që ka brenda vetes. Kur atij i zihen “Gjorgu” me “Besianin” brenda vetes e pësojnë “kadrinjtë”. Kur i zihet Princi i Kullës me Tregëtarin e Gjaqeve, e pësojnë Ditmir Bushati me shokë. E kështu me radhë. Asnjë shans nuk ka më që kjo shoqëri të përfitojë ndonjë të mirë qoftë edhe të rastësishme apo rrethanore nga KM Rama. Fitoi në 2013 me Aleancën e Qelbësirave. Ia doli të na e hedhë në 2015 me Të vetmen Rrugë. Pastaj kaloi tek E vetmja Tepsi dhe i vetmi Timon në 2017. Nuk di më as çtë bëjë e as çtë thotë. Po provon të na magjepsë me Fajin e ka Kadriu, sepse e ndjen kaq të ngjashme me Fajin e ka Saliu. Pak-kush ka mbetur në Tiranë pa u shpallur kadri. Dhe si për ti dhënë ndonjë ngjyrë tjetër këtij mediokriteti e paaftësie që e ka kapluar, ka veçuar ndër armiqtë e tij edhe Çimin (Çim Pekën). Antikadriizmi dhe antiçimizmi janë dy platformat e reja skematike të Ed Arlekinit. Sikur asgjë tjetër të mos ndodhte në Shqipëri, vetëm kthimi i Shqipërisë në Republikë të Prillit të Thyer, mjafton që Ed Arlekini largohet një orë e më parë nga Kryeministria. Ne shqiptarët, nuk mund të tolerojmë që të na tallë, sundojë e plaçkisë një Arlekin në depresion…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here