Standard.al

Studentja akuza të drejtpërdrejta, Ramës: Ja pse më përjashtoi nga bursa ekselencës

0

Pjesë e diskutimit të zhvilluar me liderin e PD-së Lulzim Basha, studentja Ambra Nazarko ka akuzuar kryeministrin Rama se e ka përjashtuar nga bursat e ekselencës, me arsyetimin se ishte pjesëmarrëse në grevën e studentëve.

‘Jam Ambra Nazarko, studente e fakultetit të drejtësisë, Universiteti i Tiranës, viti i dytë bachelor. Kam qenë studente protestuese, studente e ngujuar në Fakultetin e Drejtësisë, studente ekselente, ku me VKM-në e parë të zotit kryeministër, dola në listat e përfitimit të bursës së ekselencës. Ditën e hënë ne kemi mbyllur ngujimin dhe ditën e dytë dalin listat e tjera dhe emri im nuk figuronte më. Kam kërkuar një vertetim studenti nga fakulteti, ka një muaj dhe akoma nuk ka dalë ai vertetimi çuditërisht.”, theksoi studentja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.