Ish-deputeti i PD-së, Ramës: Nuk je kryeministri i askujt…Do të vijë fundi

0
155

Banorët e Unazës së Re vazhdojnë të kundërshtojnë projektin të cilin e cilësojnë korruptiv nga ana e qeverisë.

Prej më shumë se 5 muaj protestë, banorët çdo mbrëmje protestojnë duke i bërë thirrje qeverisë të heqë dorë nga ky projekt.

Në mbështetje të protestës qëndron edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i cili shprehet se kjo protestë do të sjellë fundin e tij.

‘Ne nuk na ka mbetur asgjë tjetër për ti thënë këtij njeriu. Në fakt ti nuk je kryeministri i askujt. Je në arrati dhe të kërkon drejtësia. Ju ftoj të qëndrojmë këtu në këtë protestë që do të hyjë në histori, për këtë protestë që ishte protesta që ndezi të gjitha protestat. Nga këtu do të vij fundi i Edi Ramës. Ju ftoj të thërrrisni njerëzit tuaj që ti bashkohen protestës. Të bashkohemi në datën 13 për ditën e fundit të Ramës dhe ditën e parë të qeverisë së re’, ka thënë ndër të tjera Klevis Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here