“Duam ta shijojmë magjinë e tij”, Bartomeu: Messin e dua përgjithmonë te Barcelona

0
100

Presidenti Bartomeu dëshiron t’ia rinovojë kontratën Messit, i cili është golashënuesi më i mirë i Barcelonës. “Ne duam që të ketë një karrierë vërtet të gjatë, në mënyrë që të vazhdojmë ta shijojmë magjinë e tij, – tha Bartomeu për ESPN. – Lionel arriti të thyejë kufijtë, të gjithë e admirojnë, duartrokitet edhe nga tifozët rivalë.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, tha se kampionët e La Liga-s po planifikojnë t’i ofrojnë superstarit argjentinas një kontratë të re. Lionel Messi rinovoi për herë të fundit më 2017, me kohëzgjatje deri më 2021.

31-vjeçari, i cili debutoi me Barçën në tetor të vitit 2004, në moshën 17-vjeçare, ka shënuar 32 gola në La Liga për këtë sezon, ose 42 gola në të gjitha garat.

Ne do të dëshironim të rinovonim me të, kjo është ideja. Messi është i ri, këtë mund ta shihni në paraqitjet që bën në fushë. Ka ende edhe dy vite në marrëveshjen e tanishme, por po shkojmë drejt rinovimit. Në muajt e ardhshëm do të ulemi e të diskutojmë, në mënyrë që të luajë edhe shumë vite të tjera në Barcelonë.

Messi është vetë klubi, është më shumë se ajo që bën në fushë. Marrëdhëniet e tij me Barçën do të zgjasin përgjithmonë. Unë po përdor shembullin e Pele, i cili ishte gjithnjë te Santos. Messi e ndryshoi krejtësisht qasjen e Barcelonës në aspektin e rezultateve. Me të kemi fituar garat më të mira, vijojmë ta bëjmë këtë çdo sezon.

Messi e njeh mirë trupin e tij dhe e vendos vetë ditën kur duhet të largohet.

Le të jemi të përgatitur për të ardhmen, por Leo Messi është udhëheqësi ynë, është lojtari më i mirë në botën e futboll. Po luan në mënyrë fantastike, por e dimë se nuk do të jetë përgjithmonë në fushë. Ndoshta për tri, katër, ose pesë vite, ai do të thotë: OK, po ndalem së luajturi futboll”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here