Ja plas Shkullaku: Brekushet e Ramës…Nuk merret me hallet reale të shqiptarëve

0
111

Armand Shkullaku theksoi se Rama bën propagandë dhe se vetëm propaganda nuk e mban dot në pushtet.

Analisti Armand Shkullaku i ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se Edi Rama në pushtet nuk ka bërë asnjë punë dhe ka bilanc zero.

Armand Shkullaku theksoi se Rama bën propagandë dhe se vetëm propaganda nuk e mban dot në pushtet.

“Edi Rama bën propagandë dhe vetëm propaganda nuk e mban dot në pushtet. Shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës nga pamundësia ekonomike, pamundësitë e përditshme. Mendoj se me këtë kryeministër, opozita duhet të kishte djegur mandatet edhe më herët, veproi vonë”, tha Shkullaku.

“Edi Rama është një kryeministër diktator dhe qesharak njëkohësisht. Ai nuk ka bërë asnjë punë. Ka bilanc zero. Shqiptarët vuajnë sot. Kujt i intereson në Mallakastër ose në Mirditë për brekushet e Ramës apo për çfarë deklaron ai, ku pa pikë turpi shan opozitën. Rama nuk merret me hallet reale të shqiptarëve, të cilët vuajnë dhe janë shumë keq sot ekonomikisht”, tha Shkullaku.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here