Standard.al

Denoncim i fortë për prishjen e parkut brenda Universitetit Bujqësor. Veliaj jep leje ndërtimi…(fotot)

0

Pedagogu i Universitetit Bujqësor, Gjok Vuksani, ka denoncuar prishjen e parkut brenda Universitetit Bujqësor dhe ndërtimin aty të një godine.

Ai shkruan se ajo po ndodh është e padëgjuar ndonjëherë pasi as diktatori Hoxha nuk ka guxuar ta prekë hapësirën e Universitetit Bujqësor.

Sipas Vuksanit, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi brenda hapësirës së Universitetit ndërsa u ka bërë thirrje kolegëve të tij dhe studentëve që ta ndalin prishjen e pasurisë kombëtare të biodiversitetit.

“E tmerrshme, e dhimshme , e padegjuar ndonje here!!! Bashkia e Tiranes jep leje ndertimi brenda kampusit te Universitetit Bujqesor.

Sot FILLOI TE PRISHET PARKU me bime pyjore dhe te ndertohet nje godine!! Ne pedagoget dhe studentet duhet ta mbrojme shtepine tone duhet te ruajme kete pasuri kombetare te biodiversitetit. As pushtuesit , as diktatori nuk e preken hapsiren e Universitetit Bujqesor te Tiranes.

JU BEJ THIRRJE KOLEGE PROFESOREVE DHE STUDENTEVE TE NGRIHEMI PER TE MOS LEJUAR SHKATRIMIN E UNIVERITETIT ME TE MIRE NE SHQIPERI…” – shkruan Vuksani në faqen e tij në “Facebook”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.