Denoncimi/ “Veliaj ‘gllabëron’ tjetër hapësirë të gjelbër! Edhe territoret e UBT viktimë e PPP”

0
133

Berisha shkruan përkrah mesazhit të qytetarit se ky është një dhunim i masterplanit gjë e cila sipas tij edhe territoret e UBT-së i bën viktimë të PPP-ve.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një denoncim të ardhur në adresë të tij nga një qytetarë I cili thotë se në fidanishten pranë Universitetin bujqësor Tiranës kanë nisur punimet për ndërtimin e një godinë.

Sipas tij, toka është në pronësi të UBT-së dhe sipas planimetrisë është e papërshtatshme për të bërë ndërtime pasi sipas një masterplani të miratuar, ka pjerrësi të madhe duke u klasifikuar përfundimisht sipas tij, në fidanishte, diçka e cila është firmosur edhe nga KKT.

Postimi i plotë:

Pakti me Edvini si pakti me djallin!

Denoncim per vjedhje toke nga Edvini dhe Lal Plehu, dhunimi i masterplanit dhe ndertim mbi fidanishten e UBT
Edhe territoret e UBT viktime e PPP.

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

I nderuar,
Ju lutem bejeni publike kete veper penale te shumefishte qe po ndodh ne mjediset e Universitetit Bujqesor te Tiranes. Mu tek fidanishtja e UBT lali plehu paska dhene leje ndertimi per nje shkolle (ka gjasa me skemen e vjedhjeve me PPP) ne menyre te fshehte dhe antiligjore.
Kjo pasi (1) toka eshte e UBT dhe jo e Bashkise se se Tiranes dhe (2) UBT ka masterplan te miratuar dhe kjo zone ka pjerresi te madhe dhe eshte miratuar per fidanishte dhe ky vendim eshte firmosur edhe ne KKT nga vete ai qe mbush hundet me vija te bardha dhe nuk merr vesh cfare firmos dhe cfare llafos.Ky eshte dhe rezultati i pare i paktit me Edvinin apo si çpo e quajn studentet paktit me djallin.

Ps fotot tregojne se aty ku vjet mbollen peme per fidanishte tani kane futur makinerite per ndertim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here