Publicisti i njohur holandez: Arta Marku ka shkelur ligjin, s’mund të kandidojë për Kryrprokurore

0
104

Vincent Van Gerven Oej, akademik, kontribues i Exit.al në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se kryeprokurorja Arta Marku, edhe pse është zgjedhur për të kryer detyrën e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme, ka ushtruar në mënyrë të paligjshme funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm, referuar transferimeve dhe shkarkimeve që ka bërë.

Sipas tij Marku si zv prokurore dhe si Prokurore e Përgjithshme ka shkelur ligjin.

“Arta Marku u zgjodh si zv-prokurore ndaj ajo nuk kishte nevojë për 60% të votave të parlamentit.

Si një zv prokurore, por gjatë kësaj periudhe ajo ka abroguar të gjitha funksionet dhe ka funksionuar si prokurore. Ajo ka shkarkuar dhe ka transferuar disa prokurorë. Kjo nuk është e lejueshme. Ajo i përket KLP-së. Gjatë kësaj kohe ajo ka shkelur hapur ligjin si prokurore edhe si zv prokurore. Ajo është shitur nga qeveria si prokurore e përkohshme. Ajo ka bërë disa akte që i përkasin vetëm Prokurorit të Përgjithshëm”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here