Dhunohet qytetari nga punonjësi i Bashkisë!

0
170

Një prej punonjësve të Bashkisë që ai drejton i ka thyer telefonin një prej qytetarëve, çka shkaktuar jo pak tension mes palëve.

Mbërritja e Ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë ditës së djeshme në zonën e Kurbneshit është shoqëruar me një incident mes banorëve dhe përfaqësuesve të Bashkisë së Mirditës.

Shkak për këtë është bërë fakti se disa prej banorëve që kanë kundërshtuar fuqishëm ndërtimin e HEC-eve ishin duke filmuar në momentin kur kryebashkiaku Ndrec Deda po sqaronte se pse HEC-i duhej ndërtuar në zonë.

Një prej punonjësve të Bashkisë që ai drejton i ka thyer telefonin një prej qytetarëve, çka shkaktuar jo pak tension mes palëve. Në ato momente ka ndërhyrë dhe ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila është njëherësh dhe deputete në qarkun e Lezhës. Ajo ka kapur prej krahu dhe është munduar që të qetësojë banorin me fjalët ‘’qetësohu zemër”, po kjo e ka irrituar edhe më shumë qytetarin, shkruan Faxweb.al.

Situata e nderë ka vijuar për disa minuta me radhë, dhe fatmirësisht ndërhyrja e banorëve të tjerë ka sjellë qetësimin e palëve. Ndërkohë aktiviteti i Ballukut është regjistruar vetëm me kameran e ERTV-së dhe gazetari i Fax News në zonë nuk është lejuar që të raportojë live për eventin.

Ky takim pritet që të transmetohet sot në kanalin zyrtar të Facebook-ut të kryeministrit Rama, ku me siguri që janë prerë të gjitha pamjet e tensioneve.

Qeveria ka marrë vendimin për të pezulluar HEC-et në Urakë, një fitore e përkohshme kjo për banorët, ndërsa pushteti lokal që kishte dhënë lejen mund të jetë zhgënjyer me këtë vendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here