“Sulmi i drejtpërdrejt i kryeministrit!” Analisti Bushati ngre alarmin: Edi Rama është rrezik për milona shqiptarë

0
115

Analisti Andi Bushati tha se ashtu si Rama etiketon mediat, të njëjtat gjëra kanë bërë edhe mediat ndër vite. Por duke e sharë e sulmuar mediat i kanë dhënë atij shansin të largohet nga problemet reale të vendit. Bushati është i mendimit se Rama duhet gjykuar për ato që bën dhe jo ato që thotë.

Sulmi i drejtpërdrejt i kryeministrit Rama nga Kongresi i PS-së për analistë e gazetarë që i etiketoi si derra, kadrinj, kazan e zuzarë u komentua mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24.

“Ka dy mënyra të pari. Me sinkronin që i kishit zgjedhur Ramës për të portretizuar atë që bën Rama unë nuk jam dakord. E dëgjova po e fus dhe veten aty, por çfarë na thotë Rama: Derra kazan, por nuk janë asgjë me atë që mediat i kanë thënë në vite: I çmendur, pervers, homoseksual, njeri që bën orgji, se nuk je babai i djalit tënd, sportist i dështuar, piktor i dështuar. Ai është në të drejtën e tij legjitime të flasë ashtu sepse në këtë mënyrë është sulmuar, ne i kemi dhënë shansin Edi Ramës që duke e sulmuar në këto pika, ka edhe nga ata që i kanë thënë përbën rrezik për jetët tona, i kemi dhënë shansin e madh të largohet nga problemet reale. Ai duhet matur me metrin e koncesioneve, korrupsionit, PPP, me metrin e Sandrit dhe të Vjollcës, me aktet që bën dhe jo me fjalorin që përdor. Të merremi ne sikur jemi viktima të Edi Ramës. Ai nuk është vrasës i lirisë së shtypit. Problemi im është se ne i bëjmë nder atij kur e projektojmë si rrezik më të madh se sa ai përbën. Edi Rama nuk është rrezik për gazetarët e 5 intelektualë por për 2 milion shqiptarë, hajde ti flasim shqiptarëve tani”,- tha Bushati.

Ndërsa analisti Shpëtim Nazarko thotë se Rama ka dashur të bëjë alegori me fjalën e tij.

“Migjeni thotë që derrat e kënaqur marrin maskën e Sokratit të vuajtur. Ka dashur të bëjë këtë alegori të Migjenit. Ka dashur të bëjë një alegori të përdorë një herë nga Sokrati dhe pastaj nga Migjeni. Ka dashur të depersonalizojnë kritikë e vetë për të treguar se në fund të fundit në këtë vend ka liri”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here