“Po të na hiqet tumori ne vdesim!!!”

0
109

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke komentuar fjalimin e kryeministrit Rama dhe sulmit ndaj gazetarëve, u shpreh se Rama ka mendje totalitare si Hoxha dhe se ai nuk duron dot kritikën edhe nga portalet, edhe pse ka kapur televizionet kryesore të vendit.

“Vendin e ka përfshirë një tumor i madh, shprehet Lubonja, dhe po të hiqet ne vdesim!!!”

“Kjo mund të shihet në dy kënde. Me satirë dhe me dramë. Nga një anë, kjo të kujton atë thënien që historia përsëritet dy herë, një herë si tragjedi dhe një herë si farsë.

Ky ka në mendjen e vetë Enver Hoxhën, por nuk e di se po imiton një Enver Hoxha në një kohë tjetër, që këto gjëra janë si farsë.

Nëse do ta shohë si farsë nuk kam koment sepse flet vetë. Nëse do ta shoh si tragjedi, duhet parë me seriozitet .Unë seriozitetin nuk e kam tek ky, por tek ata delet, ata derrat që janë shtrirë aty dhe nuk kanë asnjë ndjeshmëri për atë njeri që del aty dhe imiton Enver Hoxhën.

Ai është kongres, në kongres bisedohet, debatohet. Në kongres ka fraksione. Parti është ajo? Ata janë depersonalizuar. Është drama e këtyre njerëzve jo vetëm e atij njeriu, Sigurisht që nuk mund të mos lexosh, edhe gjithë inkoshientin e këtij njeriu. Pikëpyetja është, sikur të ketë pushtetin e Enver Hoxhës, cfarë do kishte bërë me këtë kazanët?

Kjo është parrulla e armiqëve të popullit të dikurshëm. Ky do e kishte mbushur me kampe. Është njeriu që nuk duron kritikën. Thotë se ka me vete gjithë shqiptarët, ka televizionin Klan, televizionin Top Channel, Vizion Plus, Report tv, Aksion tv, ERTV.

Kur i ka të gjithë me vete, edhe ndërkombëtarët me vete, shiko cfarë urrejtje ka për pak portale. Përse e shqetësojnë? Sepse është mendje e një diktatori në potencë, që i do të gjithë barkaz, nuk do asnjë mendim. Thotë, ata japin medim, pra si guxojmë ne të japim mendime? Të kemi shpëtuar 20 milionë euro që donin ti vidhnin njerëz që bashkëpunuan me ministrin tënd, në mos me ty, ke përgjigje për këtë?

Nuk na thua faleminderit që këta kadrinjtë na shpëtuan paratë? Ndërkohë që për 700 mijë euro dogji kryeministrinë.”u shpreh Fatos Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here