Spahiu ‘shigjeton’ Sorecan: Mund të më thotë dikush një, vetëm një gjë, që ka përparuar nga Qershori?

0
79

Ish deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar me akuza të ashpra në rrjetin social facebook, duke numëruar sipas tij dështimet e qeverisë Rama.

Statusi:

“Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga qershori i kaluar”, tha sot Soreca.

Mund të më thotë dikush një, vetë një gjë, që ka përparuar nga Qershori?

Rendi (vrasje çro ditë, të të gjitha llojeve)

Ekonomia (kryesojmë rajonin si vendi më i varfër me nr më të madh të kërkesave për azil)

Drejtësia (një zot e di se kur do gjejnë zgjidhje mijëra çështje që presin)

Arsimi (studentët njoftojnë përsëri protesta)

Bujqësia (fermerët të gjithë protesta në rrugë, të falimentuar)

Nëse shtimi i portaleve si struktura paralele të qeverisjes quhet sukses, atëherë po, gjetëm dicka…!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here