Rama mbledh mjekët: Jam në rregull nga trutë! Vërtet… ‘Sa herë t’iu shajnë, më kujtoni mua’

0
131

Edi Rama pati sot një takim me mjekët, dhe me tone krejt të ndryshme nga para dy ditësh, bëri para tyre një lloj parashtrimi, me fokus goditjen në detyrë.

Ndodhi edhe kjo. Rama ka mbledhur mjekët në një takim të dhënë direkt nga mediat për t’u thënë se është në rregull nga trutë. Ai ka shkuar më tej duke deklaruar se “nuk ka nevojë për ta”.

Kjo e fundit është e vërtetë se Rama nuk ka nevojë për mjekët shqiptarë sa kohë shkon dhe kurohet në spitalet gkermane.

Rama tha se do të bëjë ndryshime speciale në Kodin Penal, për të ashpërsuar dënimet ndaj agresorëve të mjekëve dhe për të ofruar mbështetje e garanci për ta.

Kryeministri u ndal dhe tek një lloj tjetër dhune, sipas tij, që ushtrohet ndaj mjekëve, që është etiketimi i tyre si të korruptuar e hajdutë. Këtu, Rama gjeti rastin për t’iu kthyer edhe njëherë sulmeve ndaj medias, që ai i quan kazan.

Shefi i qeverisë u tha mjekëve se ‘sa herë t’iu shajnë, më kujtoni mua, që nuk kanë lënë gjë pa thënë, dhe ja ku jam, shëndosh’ e mirë’.

Duke e vazhduar batutën, kryeministri u shpreh se nga ana shëndetësore është top, duke u thënë mjekëve se ende nuk ka nevojë për ta. ‘Çfarë nuk ju vret, ju bën më të fortë’, u tha Rama bluzave të bardha, duke cituar Niçen, ku bëri kujdes ta pohonte se e kishte fjalën për filozofin gjerman, jo për Niçen e Shijakut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here