Panariti ngre alarmin: Bujqësia shqiptare po falimenton…!!!

0
137

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dha sot alarmin për gjendjen ku ndodhet bujqësia dhe fermerët. Sipas tij bujqësia po falimenton dhe qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme për lehtësimin e barrës së fermerëve.

“Kemi taksat dhe tatimet më të larta në Europë për bujqësinë. Nga mungesa e subvencioneve dhe taksat e larta bujqësia po shkon drejt falimentit. Fermerët po ikin”,- tha ai.

“Ka një zgjidhje, ka një rrugë Kjo rrugë është heqja e barrës së fermerit. Duhet ulur rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar për fermerët nga 20 në 6%. Aq sa e kanë edhe vendet e BE. Kjo do bëjë që prodhimet tona të konkurrojnë denjësisht edhe në tregjet e huaja”,- tha Panariti ndër të tjera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here