Nga Ilir Demalia: Shtet dhe shoqëri RRUMPALLË

0
130

Nga Ilir Demalia

Shtet dhe shoqëri RRUMPALLË.

Zgjuarsia fillon me shqetësimin dhe jo me shërbimin ndaj të keqes për të larguar shqetësimin

Shqiptarët nuk prodhojnë dot shoqëri të përbashkët vlerash me një kontratë sociale për të gjithë. Kjo është historia jonë para-shtetërore si sundim klanor apo grupesh kriminale ideologjike-politike-ekonomike.

Mungesa e elitave të mendimit dhe filozofisë së shtetit nëpërmjet sundimit moral të ligjit si mendim dhe kulturë shtetërore, jo vetëm ka munguar, por as nuk po tentohet të ngrihet. Kjo, si konformim i elitave të fabrikuara me sundimet klanoro-pushtetore të elitave historikisht të pamoral. Këto jo vetëm ka munguar, jo vetëm kaneë qeneë e janë pamoral, por kanë shërbyer si modele të degradimit nëpërmjet kulturës së manipulim-simulimit dhe gënjeshtrës si “vlerë” për të ngjitur shkallë aty ku bëhet pallë, duke ngritur një qeverisje permanente dhe shoqëri në rrotacion RRUMPALLË.

Siç na ka mësuar Sokrati, “njerëzit pa vlerë të një shoqerie pa vlerë, jetojnë vetëm për të ngrënë dhe pirë. Njerëzit me vlerë dhe të një shoqërie me vlera, ushqehet dhe pi për të jetuar.”

Zgjuarsia fillon me shqetësimin dhe jo me shërbimin ndaj të keqes për të larguar shqetësimin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here