Ndryshe nga Rama, Vuçiç dorëzohet para opozitës, pranon zgjedhje të parakohshme

0
144

Kryesia e SNS-së ishte pro zgjedhjeve të parakohshme, me vetëm një votë abstenim, timen”, deklaroi Vuçiç menjëherë pas kësaj mbledhje.

Situata e rënduar politike në Serbi dhe zemërimi popullor, duket se e kanë detyruar partinë në pushtet SNS, që të kapërcejë kokëfortësinë dhe kundërshtitë e kryetarit Vuçiç dhe të marrë vendimin, për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, si e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së rëndë në Serbi.

Lajmi është bërë me dije nga mediet vendase në Serbi dhe ato të huaja, të cilat njoftojnë se partia e presidentit serb Alekdandër Vuçiç, është e gatshme të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, vendimi u bë i ditur nga vetë Vuçiç pas një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë së tij, SNS.

Ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, por Vuçiç ka vazhduar që të jetë i vendosur për të mos u ulur në tryezën e dialogut me drejtuesit e opozitës serbe, Jeremiç dhe Obradoviç.

Njësoj si Edi Rama në Tiranë, presidenti i Serbisë ka përdorur një gjuhë të egër ndaj kundërshtarëve politikë që gjithsesi e detyruan më në fund, që të fusë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here