Elisa në hapat e shefit/ Kopjon çdo broçkull të ‘Skënderbeut’ fut në përdorim, epitetin ‘derr’!

0
119

Elisa Soiropali, veçanërisht pasi është bërë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, nuk ndalet së ndjekur shpërthimet vulgare të shefit të saj të madh Edi Rama, duke e kopjuar në çdo broçkull që thotë.

Kryeministri në fjalën e tij haluçinante në sheshin Nënë Tereza me rastin e të ashtuquajturit Kongres elektoral të PS-së, e lëshoi gjuhën e rrugës dhe i quajti gazetarët kritik ndaj tij ‘derra’.

Këtë epitetit Elisa Spiropali e ka kapur në ajër dhe nuk ka ngurruar që ta përdor, pa asnjë skrupull.

Në një postim të fundit në llogarinë e saj në Twitter ajo ka quajtur ‘derr’, vetë kreun e opozitës Lulzim Bashën.

‘Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit, sapo del nga dera e Prokurorisë.

Pastaj kur Prokuroria ia nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim.

As Derri as Sokrati s’të ndihmojnë dot’, shkruante dje Spiropali duke vazhduar kështu me lëpirjen dhe servilizmin e radhës, ndaj ‘Skënderbeut’ të Rilindjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here