Standard.al

Aksidenti tragjik në Lezhë, identifikohet viktima! Oficeri i burgut, 3 të plagosur…

0

Nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë, dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.

Identifikohet viktima e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë. Mësohet se ai është Arjan Bejtja, 37 vjeç, oficer i burgut të Shënkollit.

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Treshit ku u përplasën dy mjete. Përplasja sipas dëshmitarëve ka qenë tepër e fortë, çka ka sjellë edhe pasojat fatale me humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.