Standard.al

Si ta përdorni dardhën për të pastruar veshkat dhe rrugët urinare…

0

Fruti i dardhës mund të përdoret në gjendje të freksët, i ruajtur në frigorifer, i përpunuar në formë marmalade, konservë, komposto, të thara etj.

Dardha përmban kripëra minerale të kaliumit, kalciumit, manganit, fosforit, hekurit, sheqerna, 4-5% vitamin C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike etj. Dardha është freskuese, qetësuese, largon etjen, pastron lehtë zorrët dhe jep energji.

Në sasi të përmbajtjes së hekurit, dardhat kanë gjetur një përdorim të gjerë në fushën e mjekësisë popullore. Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe vepron mirë në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare.

Mjekime popullore

Pastrimi i veshkave dhe rrugëve urinare

Për këtë qëllim duhet të përgatisni një çaj në këtë mënyrë. Merrni rreth 40-50 gr cipa dardhash dhe 250 ml ujë. Ziejini për 20 minuta dhe lëngu i përftuar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë.

Ulja e temperaturës

Çaji i lëvoreve të dardhës përgatitet me 15-20 gr lëvore të thara, të cilat hidhen në 250 ml ujë dhe ziejnë, për gjysëm ore. Çaji pihet njëherësh, i vakët. Përdoret gjithashtu për lavazhe të ndryshme në saj të vetive të tij antiseptike.

Helmimet e kërpudhave

Marrim 20-30 gr gjethe ose lëvore të grirë të dardhës dhe në to fusim gjysmë litri ujë. Kjo përftesë zihet dhe më pas pihet në formë çaji, çka bën lavazh të plotë të stomakut.

Gurët në veshka dhe në fshikëzën urinare

Merren 10 gr gjethe të reja të dardhës dhe ziehen në 100 ml ujë të valuar. Ena mbulohet për 10 minuta, pastaj kullohet. Lëngu në formë çaji konsumohet 3 herë në ditë, nga 1 gotë para ushqimit. Veprimi i këtij çaji bëhet edhe më efikas nëse i shtohen lëvoret e thara të mollës.

Frutat dhe gjethet e dardhës shërbejnë edhe në forcimin e zemrës apo ngritjen e presionit të gjakut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.