Standard.al

Qeni 2019/ Horoskopi kinez 2019

0

Qeni është shenja e 11-të e horoskopit kinez dhe në gjuhën kineze quhet G?u. Ju i përkisni shenjës së Qenit nëse keni lindur në vitet 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006 etj.

Simpatik dhe inteligjent, energjik për jetën dhe i përkushtuar në marrëdhëniet me të tjerët, Qeni nuk do t’ju zhgënjejë kurrë nëse përfitoni nga miqësia ose dashuria e tij.

Të lindurit në shenjën e Qenit preferojnë fshatin dhe jo qytetin. Atyre nuk u pëlqejnë udhëtimet, por dëshirojnë të kujdesen për shtëpinë, pasi janë shumë të lidhur me familjen. I ndershëm, besnik dhe xheloz, Qeni është gjithashtu gjaknxehtë nga natyra sa herë që përballet me probleme të së përditshmes. Ai nuk e pëlqen vetminë dhe kërkon mbi të gjitha siguri. Qeni është më konservatori dhe tradicionali nga të gjitha shenjat e tjera të zodiakut kinez.

Jeta dashurore në çift është forcuar. Beqarët nuk do të sforcojnë gjetjen e një partneri, por do të vlerësojnë shoqërinë. Një shoqëri e ngushtë mund të shndërrohet në një pasion të fuqishëm.

Personat e lindur në shenjën e Qenit janë shumë besnikë, pëlqejnë rutinën dhe rrethin e vet të rehatshëm. Janë gjithmonë në lëvizje. Njerëzit e shenjës së Qenit nuk janë egoistë, por u pëlqen të jenë mes njerëzve. Ata kanë natyrë optimiste dhe e shikojnë jetën si një rast, megjithatë do të rrezikonin vetëm kur të besonin plotësisht. Kanë nevojë për ndjenjë dhe butësi dhe janë gjithmonë të etur për kënaqësi. Sidoqoftë kanë nevojë të drejtohen dhe të vëzhgohen, pasi po t’i lësh të vendosin vetë, ata mund të egërsohen. Romantikë dhe të dashur në pjesën më të madhe të jetës, ata parapëlqenë miqësinë dhe do të donin të arrinin platonizmin e tyre. Ata janë aq të ndjeshëm, sa të tjerët mund t’i lëndonin lehtë. Xhelozia dhe natyra e tyre dyshuese mund të sjellin ngandonjëherë shkatërrimin e marëdhënieve të tyre. Në biznes ata mund të përballen me çdo sfidë, por u nevojitet mbështetja e kolegëve. Ata punojnë mirë në ekip, bëjnë plane të kujdesshme dhe kanë shumë durim.

Stina më e mirë për Qenin është vjeshta dhe muaji i tyre tetori.

Profesionet e përshtatshme: juristë, doktorë, profesorë, priftërinj, shkencëtarë, arkitektë.

Njerëz të famshëm: Sokrati, Benjamin Franklin, Uinston Çurçill, Majkëll Xhekson, Viktor Hugo.

Image

Paratë

Në vitin 2019 duhet të keni kujdes dhe të planifikoni gjithçka pasi disa nga projektet mund të dështojnë dhe ekziston një rrezik i madh i humbjes së parave dhe futjes në borxh në vitin 2019.

Prirja juaj për të shpenzuar para për gjëra të shtrenjta që në fakt nuk ju nevojiten si dhe prirja për të luajtur me paratë në spekulime financiare ose lojëra fati nuk është ide e mirë këtë vit.

Kurseni paratë për një ditë të keqe!

Karriera

Keni mundësi të mëdha përpara në karrierë. Mendohuni mirë para se të ndryshoni punë.

Shëndeti

Në fillim të vitit do të ketë problem me shëndetin, por do të kalojë. Kontrolloni stresin! Duhet të shlodheni më shumë dhe nëse nuk ushtroheni përditë do të keni problem me imunitetin. Një problem kronik mund tju shqetësojë prandaj merruni me aktivitet sportive sidomos në ambjente të jashtme.

Të lindurit në shenjën e qenit janë të varur nga liria dhe besa në dashuri, por ata kanë shumë frikëra. Në vitin 2019, ata mund të gjejnë njeriun e jetës, një tigër ose kalë

Marrëdhënia Qen-Tigër zgjat shumë

Një marrëdhënie që duhet të evitoni është me të lindurit në shenjën e Dragoit.

Po ashtu marrëdhënia qen-lepur I ka të gjitha mundësitë për të qenë e suksesshme. Po ashtu në vitin 2019, qeni dhe kali janë dy shenjat e horoskopit që shkojnë mire me njëra-tjetrën dhe mund të kenë një marrëdhënie të shkëlqyer së bashku.

Gjatë vitit të Derrit të lindurit në shenjën e qenit do të kenë më shumë mundësi për aktivitete argëtuese dhe bërjen e më shumë miqve.

Megjithatë, të lindurit në shenjën e qenit nuk duhet të harrojnë se kanë shumë pak miq të vërtetë.

Qeni dhe Derri

Qeni përfaqëson besnikërinë, ndërsa derri një natyrë disi të lehtë. Nëse je tepër besnik pa qenë i këndshëm, do të mbyllni dyert për të tjerët dhe do të mbeteni i izoluar. Por nëse nuk jeni besnik, mund të humbisni parimet. Bashkimi i besnikërisë me të qenit i këndshëm për të tjerët do të ishte ideal në marrëdhënien e një çifti martesor apo shoqëror.

Zodiaku kinez është një shprehje e mençurisë tradicionale kineze. Ai tregon karakteristikat e njerëzve perms figurave të kafshëve të ndryshme. Yin dhe Yang janë shprehje e mirëfilltë e ekuilibrit dhe harmonisë. Kush nuk do të dëshironte të ishte në harmoni në familje, në vendin e punës dhe kudo në jetë. Por gjetja e personave që të plotësojnë bëhet gjithnjë e më e vështirë për njerëzit e sotëm. Ndoshta ky mësim i mitologjisë kineze që na orienton duke njohur tiparet e shenjës sonë sipas zodiakut kinez, na bën të gjejmë lehtë një tjetër shenjë që na përputhet nga ana karakteriale. Duke përdorur përputhshmërinë sipas teorisë yin-yang e kemi më të lehtë për të gjetur ata që na plotësojnë për të jetuar në harmoni./CRI/Radio e Jashtme e Kinës

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.