Plagosen katër persona mes tyre dhe fëmijë, dyshohet se…

0
106

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një përplasje me armë zjarri mes disa adoleshentëve në një park në jug të Londrës. Mes të plagosurve ishte një vajzë 11-vjecare dhe nëna e saj që u qëllua tre herë.

Të plagosurit ndodhen në spital por janë jashtë rrezikut për jetën.

Një burrë tregon se parku në të cilin ndodhi ngjarja ishe një park që ka fusha futbolli, mini palestra etj. Ai thotë që: “Në momentin kur ne arritëm në park një grup me djem të rinj ishin aty. Lufta shpërtheu mes djemve.

Njëri prej tyre iku dhe u kthye me një armë të madhe dhe filloi të qëllonte. Fillimisht u plagos një grua dhe vajza e saj u qëllua në këmbë.”

Deri më tani nuk janë arrestuar agresorët dhe policia po punon për ti kapur ata.

Kjo ngjarje shkaktoi panik te njerëzit duke qenë se parku është shumë i frekuentuar nga fëmijë dhe të rritur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here