Ikën Panucci, rikthehen fitoret. Shqipëria mposht 3-0 Andorrën

0
156

Shqipëria është rikthyer te fitorja pas tronditjes që pësoi vetëm tre ditë më parë ndaj Turqisë.  Kuqezinjtë mposhën pastër 3-0 Andorrën, duke marrë pikët e para në grupin H kualifikues të Euro 2020.
Ishin dy sulmuesit kryesorë të skuadrës, Armando Sadiku dhe Bekim Balaj ata që gjetën fundin e rrjetës, pas një thatësirë mjaft të gjatë me fanellën e kombëtares.

Në fakt, dy sulmuesit përfituan nga gabimet amatoreske të kundërshtarëve, për të tundur më pas rrjetën. Ndërkohë minutat e fundit shtesë kishin rezervuar kohë edhe për golin e Amir Abrashit, që gjeti golin pas 29 ndeshjesh me përfaqësuesen. Kjo fitore i ngjit kuqezinjtë në vendin e tretë në grup me 3 pikë.  Pas dy takimeve të para, grupi kryesohet nga Franca e Turqia me 6 pikë, me “gjelat” që kanë golavarazh më të mirë, +7.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here