Gjithë ky mllef, gjithë ky helm kundër lirisë?

0
101

 

Jemi kthyer në epokën e errët ku policia e popullit të trokiste në dritare natën dhe të nesërmen në mëngjes askush nuk dinte gjë për ty, askush nuk guxonte të pyeste çfarë ndodhi, shtireshin sikur nuk egzistoje.

Ma ka thënë gjyshja këtë se unë vetë nuk e kam jetuar atë epokë.
Nga historitë e saja, unë heq paralelizmat me tmerrin që po kalojmë sot.

Me fliste për “Gjykatën Popullore” që mbronte rendin e ligjin socialist që unë të arrija të kuptoja sadopak jetën e gjyshit tim të ndjerë, të cilin nuk arrita ta njoh . Ai kaloi 12 vite në burgun e Burrelit, të Spaçit vetem se ishte idealist në shpirt e mendim, ai ishte një nga studentët më të mirë të Agronomisë dhe për mendimet e shfaqura kundër regjimit komunist u kalb burgjesh, ishte një i ri model…

Sot pas 28 viteve Demokraci, ne bijët nipërit e ish-të burgosurve, ish-të perndjekurve, njerëzit e lirë me kushtetutën në xhep po terhiqemi zvarrë nga rruga e po përfundojmë nëpër qeli e komisariate si të ishim bandit.

Gjithë ky mllef, gjithë ky helm kundër lirisë? Marrë shkas nga arrestimi i miqve të mi, të rinjve të FRPD. Nga protesta e opozitës e datës 21 Mars, ata u morën me forcë nga polic të veshur civil ndërsa sot u është dhënë denim me burg , e disave arrest shtëpie . Denimi i cili përkon me ligjin 55 të Kushtetutes së vitit 1976.

Ndërkohë që sot e drejta për të protestuar garantohet me ligj.
“Liria e shprehjes është e garantuar, Neni22/1”. Kushtetuta e Shqipërisë mbron fjalën e lirë. Termi “fjalë e lirë” është interpretuar për të përfshirë shumë akte dhe demonstrata të ndryshme, duke përfshirë edhe protestat.

Neni 47

“Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar. ”

Policia e kapterr Ramës e Lleshaj nuk njeh Ligj as Kushtetut, njeh vetëm dëshirat për shtypje e fjalën apsolute të diktatorit.
Me manovra të tilla tenton të trembi e të demoralizoj të rinjtë që të mos ngren krye ndaj këtij sistemi të kalbur, të mos protestojnë, e kryekriminelët të flen të qetë në shtëpitë e tyre, pa degjuar zhurma brohotitjesh në rrugët ku populli kërkon liri, drejtësi, mirëqënie, respektim të individit…

Ne nuk jemi nga ata,që zbrapsemi. Të rinjtë e FRPD nuk janë nga ata që trëmben. Janë njerëz me ide të qarta, me ideale, e që kundërshtojnë këtë sistem deri në frymën e fundit.

Nëse mendoni se do të na trëmbni e demoralizoni me këto masa që po merren kundër nesh e keni shumë gabim. Nuk ia dolët dot të mposhtni të parët tanë ne burgje e internim , ta harroni se do të na ndaloni ne!

Do protestojmë derisa qeveria e krimit të shporret. Derisa kryekriminelët e këlyshët e Enverit të zhduken nga faqja e dheut.

Gjyshi im nuk pati frikë të gjuante me grusht punojesin me të lartë të diktaturës komuniste, e NE sot nuk kemi frikë të godasim me grusht një sistem diktatorial e kriminelesh të rilindur.

Na arrestoni e internoni të gjithëve po mundet!
Na gjeni në shesh me 13 Prill, në rreshtin e parë!
Nga Klarisa Rexhvelaj- Shkrim i sjelle ne adresen zyrtare te faqes ne FB

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here