Presidenti Grek “shuplakë” Ramës: Harrojeni BE, pengesa të pakapërcyeshme…

0
87

Në mesazhin e Tij për Shqipërinë presidenti Pavlopulos ka përsëritur qëndrimin e paraqitur vazhdimisht kohët e fundit duke theksuar konkretisht se ” Përsa i përket Shqipërisë fqinje, nuk jemi kundër perspektivës europiane të vendit.

Në fjalën përshëndetëse për festën kombëtare të kryengritjes greke së 1821-shit kundër Perandorisë Otomane, presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka dërguar një mesazh të hapur Shqipërisë, Maqedonisë Veriore -në kuadrin e zbatimit të marrëveshjes së Prespës, Turqisë për zhvillimet e fundit në rajon si dhe është referuar në e Qipros.

Çfarë parashikon si kusht bazë e logjik respektimin e sinqertë të së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare, domethënë respektimin e Shtetit të së Drejtës dhe të gjitha të drejtave themelore të njeriut. Kështu, trajtime të ngjashme me të fundit kundër minoritetit etnik grek, të cilat zhvleftësojnë dhunshëm vlerën  e jetës së njeriut ose nënvlerësojnë hapur të drejta bazë si e drejta e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për perspektivën pa bllokada të Shqipërisë. Pengesë përbën dhe çdo pretendim krejt pa bazë, gjoja “të drejtash” të çamëve shqiptarë, bashkëpunëtorë të egër të nazizmit, siç është vërtetuar dhe historikisht”.

Mesazhi i presidentit Pavlopulos u dha në Kalamata, ku ndodhej për festën kombëtare sot. Ndërkohë, gjatë  parakalimit të nxënësve në qendër të Athinës një turmë njerëzish kanë protestuar kundër marrëveshjes së Prespës, duke shkaktuar episode të vogla. Policia ka drejtuar në rajonin policor dy prej protestuesve, por pa vijuar me ndjekje ligjore. Në parakalimin zyrtar të ditës së nesërme në Athinë 1500 policë do të mbrojnë zonën, duke krijuar një rrjet të padepërtueshëm rreth qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë, nga episode të mundshme kundër marrëveshjes së Prespës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here